Interi në “parajsë”, arkëton edhe 37 milionë euro fitime

Futboll

Interi në “parajsë”, arkëton edhe 37 milionë euro fitime

Më: 30 maj 2018 Në ora: 10:41
Foto ilustrim

Inter vazhdon të rritë vlerën e markës së tij në tregun aziatik, falë aksionerëve të rinj dhe lëvizjeve të zgjuara komerciale.

Si për të certifikuar këtë, vjen dhe një gol nga larg që vlen më shumë për drejtuesit dhe politikat e tyre, sesa për të entuziazmuar tifozët. Thuajse 40 milionë Euro fitime më shumë janë raportuar nga sponsorët vetëm në Kinë.

Në raportin e fundit ekonomik, skuadra zikaltër zbuloi shifrat e disa kontratave të majme të firmosura në muajt e fundit, dhe këtu ka përmirësime të ndjeshme. Këtë vit, formacioni milanez ka arritur një akord me kompaninë kineze Fullshare aktive për turizmin dhe edukimin. Nga kjo, Inter do të marrë 10.5 milionë Euro.

Nëse këtyre i shtohen edhe marrëveshjet me një agjenci udhëtimesh dhe iMedia, kompaninë e marketingut sportiv, të ardhurat shkojnë në 37 milionë.

Ndërkohë në total që nga nisja e këtij sezoni futbollistik, zikaltërit kanë arkëtuar 156 milionë Euro, por kjo, ende pa ardhur ceku i majmë nga kina, për marketimin e produkteve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat