Icardi ndërron skuadrën, por jo te Juventusi

Futboll

Icardi ndërron skuadrën, por jo te Juventusi

Më: 30 maj 2018 Në ora: 10:56
Mauro Icardi

Sulmuesi dhe kapiteni i Interi, Mauro Icardi, do të jetë një nga pikësynimet kryesore të merkatos së verës për Chelsea.

Ish-trajneri i Napolit, Maurizio Sarri, do të zëvendësojë Antonio Conte në “Stamford Bridge” dhe ka filluar tashmë të hartojë një listë të nënshkrimeve potenciale.

Një nga prioritetet e tij më të larta është argjentinasi ndërkombëtar, Icardi, për të cilin “Blues” janë të gatshëm të paguajnë 110 milionë euro te zikaltrit, aq sa është edhe klazuola e tij e lirimit në kontratë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat