Zyrtare: Anulohet miqësorja Kosovë – Bregu i Fildishtë

Futboll

Zyrtare: Anulohet miqësorja Kosovë – Bregu i Fildishtë

Më: 30 maj 2018 Në ora: 16:03
Kombetarja e Kosoves

Kosova nuk do të luajë me Bregun e Fildishtë.

Është anuluar ndeshja miqësore me Bregun e Fildishtë e paraparë të zhvillohet me 2 qershor.

Lajmin e ka konfirmuar nënkryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi.

“Po, është anuluar ndeshja. Ata kanë kërkuar falje për këtë, duke treguar se kanë probleme të brendshme dhe se nuk mund të zhvillojnë këtë miqësore”, tha Ademi.

Ai për Express zbuloi se janë duke u munduar që të gjejnë sa më parë një kundërshtar, duke përmendur disa emra “Organizatorët po bëjnë të pamundurën të gjejnë një kundërshtar, skuadrat e mundshme janë Kongo, Moldavia dhe Irani”, shtoi Ademi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat