Nëna e Ronaldos zgjedh ekipin e ardhshëm të portugezit

Futboll

Nëna e Ronaldos zgjedh ekipin e ardhshëm të portugezit

Më: 30 maj 2018 Në ora: 17:38
Nëna e Ronaldos zgjedh ekipin e ardhshëm të portugezit

Nëna e Cristiano Ronaldos, ka folur për të ardhmen e djalit të saj. Në një intervistë të dhënë për “SFR Sport”, Dolores Aveiro tha se vetë ishte e gatshme për të kaluar në Paris, por, nëse nuk vazhdon në Madrid, të ardhmen e karrierës së djalit të saj do ta shohë në Manchester, ku ai u shpall për herë të parë kampion europian dhe fitoi për herë të parë “Topin e Artë”.

“Unë e dua Parisin. Vij në këtë qytet kohë pas kohe. Hera e fundit ishte kur djali im fitoi “Topin e Artë” të fundit. U ndjeva shumë krenare. Çdo herë që vij në Francë, të gjithë më trajtojnë shumë mirë”, – iu përgjigj një pyetjeje rreth kryeqytetit francez dhe, lidhur me atë përgjigje, u mor në pyetje për të ardhmen e djalit të saj, nëse ai mund të vinte te PSG-ja: “Nëse ju them të vërtetën, nuk do të më pëlqente, por do të preferoja që ai të kthehej në Manchester”.

Kjo intervistë shton tymnajën e krijuar pas deklaratave të Cristiano Ronaldos në fund të finales së Ligës së Kampionëve, në të cilën ai tha se “kishte qenë shumë mirë për të luajtur me Real Madridin”, duke lënë të kuptohet se diçka do të ndryshojë në ditët e ardhshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat