Xavi sulmon Barcelonën

Futboll

Xavi sulmon Barcelonën

Më: 31 maj 2018 Në ora: 12:57
Xavi

Barcelona triumfoi në La Liga dhe në Kupën e Mbretit, megjithatë suksesi i Realit të Madridit në Champions League duket se e ka sfumuar deri diku dopjetën e katalanasve. Blaugranët janë shpallur vetëm një herë kampion të Europës në 7 vitet e fundit, një bilanc negativ për një klub që konsiderohet me të drejtë ndër më të fortët në planet. Një-ish ikonë e kësaj skuadre që e ka shkruar emrin e tij me gërma të arta në historinë e klubit Xavi Hernandez evidenton edhe problemin kryesor, mungesën e zgjuarsisë në merkato

"Reali ka një ADN fituese, ndërkohë që tek Barcelona po flenë gjumë. U bë shumë vite që nuk po qëllojnë në shenjë me përforcimet. Kush merret me merkaton po gabon sistematikisht dhe për rrjedhojë skuadra është larg suksesit në Champions”.

38-vjeçari megjithëse prej 3 sezonesh luan në kampionatin e Katarit me Al Saadin vijon të jetë një ndjekës i rregullt i ekipit katalan dhe natyrisht duke qënë një tifoz i Barçës ndjehet keq për faktin që ky ekip nuk po gjen rrugën e duhur në Champions League, në një kohë që vetëm në edicionin që sapo përfundoi ka shpenzuar më shumë se 300 milionë euro në merkato.

Xavi Hernandez zhvilloi 16 sezone më fanellën e Barcelonës duke u shpallur 4 herë kampion i Europës dhe 8 herë kampion i Spanjës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat