Lojtari i United do të kryejë vizitat mjekësore tek Juventus

Futboll

Lojtari i United do të kryejë vizitat mjekësore tek Juventus

Më: 1 qershor 2018 Në ora: 00:21
Matteo Darmian

Matteo Darmian do t’i nënshtrohet vizitave mjekësore për të kompletuar transferimin 12 mln euro nga Manchester United te Juventus, pretendon Sportitalia.

Mbrojtësi i krahur është parë në Milano ditën e enjte dhe pritet të kryejë vizitat të premten në Torino.

Një marrëveshje është arritur dhe ajo do të shkojë rreth 12 milionë euro.

Ky është një rikthim në Itali për Darmian, i cili deri në 2015 ka luajtur për rivalët e Juve-s, Torino.

United e bleu për 18 mln euro por lojtari nuk arriti të bindte.

Tani, 28 vjeç, Darmian njihet për përshtatjen në disa pozicione. Ai mund të luajë në të djathtë, majtë si dhe si qendërmbrojtës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat