Capello zbulon të ardhmen e Ronaldo: Do të largohet nga Real për të luajtur atje

Futboll

Capello zbulon të ardhmen e Ronaldo: Do të largohet nga Real për të luajtur atje

Më: 1 qershor 2018 Në ora: 00:40
Cristiano Ronaldo

Ish-trajneri i Real Madrid Fabio Capello ka folur për Sky Sport 24 rreth largimit të Zidane dhe së ardhmes së Real me klubin, ja çfarë tha ai për këtë çështje: Kjo ishte zgjedhja e Zidane dhe mendoj se ka bërë të duhurën.

“Ai e dinte se Florentino do ta kishte shkarkuar po të mos kishte fituar Champions League. Ishte çështje kohe.

“Mendoj se Zidane veproi drejtë. E ardhmja e Cristiano Ronaldo-s? Cristiano do të rikthehet në Manchester dhe të luajë sërish nën urdhrat e Mourinho-s.

“Mendoj se eventualisht ai do të largohet nga Madrid dhe do të rikthehet në Angli. Kur? Këtë nuk e di.

“Pasardhësi i Zidane? Mund të jetë Guti. Ka vetëm një trajner elitar të gatshëm dhe ai është Conte. Edhe Sarri është i lirë por edhe për sa kohë?

“Pochettino? Edhe ai mund të jetë një opsion, por të shohim. Nëse Ronaldo largohet nga Madrid, Real do të duhet ta zëvendësojë.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat