Shqipëria, gati për Ukrainën

Futboll

Shqipëria, gati për Ukrainën

Më: 1 qershor 2018 Në ora: 16:09
Berat Gjimshiti

Futbollisti i kombëtares kuqezi, Berat Gjimshiti, doli në konferencë shtypi në Verbier (Zvicër), ku trajneri Christian Panucci dhe të tijtë po zhvillojnë zborin 10-ditor, të ndërthurur me dy miqësore.  Ai iu përgjigj interesit të medias në lidhje me përgatitjet e skuadrës për sfidën me Ukrainën, por iu rikthye edhe humbjes 3-0 ndaj Kosovës, pak ditë më parë:

“Me Kosovën ishte ndeshje e dobët, si ajo me Luksemburgun. Mendoj se gjithmonë mund të reagojmë. Para startit të “Nations League” mund të provohen disa lojtarë të rinj, për të treguar vlerat e tyre. Çdo trajner ka mënyrat e veta për të punuar, tani duhet të lëmë pas zhgënjimin me Kosovën dhe të bëjmë më shumë për miqësoren me Ukrainën.

Ka rëndësi të përmirësohemi dhe të reagojmë për gabimet që kemi bërë, edhe për tifozët. Ne jemi profesionistë dhe jemi të hapur për çdo gjë. Të gjithë lojtarët duan të reagojnë pas figurës së keqe me Kosovën. E ardhmja ime? Për momentin nuk kam folur me asnjë.

Jam në grumbullim me kombëtaren dhe pastaj do të mendoj për pushimet. Pas pushimeve do të flas me menaxherin tim dhe do të vendosim. Kam dhe një vit kontratë me Atalantën. Në Itali ndihem mirë, do të më pëlqente të vazhdoja të luaja në Serinë A, por jam i hapur ndaj çdo oferte. Besoj se do të përshtatesha edhe në ndonjë kampionat tjetër”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat