Cancelo ‘tradhton’ Interin, transferohet te rivali i ‘urryer’

Futboll

Cancelo ‘tradhton’ Interin, transferohet te rivali i ‘urryer’

Më: 1 qershor 2018 Në ora: 18:11
Cancelo

Zhvillime të papritura për të ardhmen e Joao Cancelo.

Mbrojtësi portugez mund të transferohet në Juventus, pas një sezoni mbresëlënës te Interi.

‘Zikaltërit’ nuk po arrijnë të gjejnë marrëveshje me Valencian për 24 vjeçarin, që luan në pozitën e krahut të djathtë.

Këtë situatë po kërkon ta shfrytëzojë Juventus, duke i plotësuar kërkesën ekonomike Valencias.

Skuadra spanjolle po kërkon deri në 45 milionë euro për Cancelon, shumë kjo që Juventus mund ta paguajë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat