Ronaldo bllokon kalimin e Pochettino te Real, zgjedh trajnerin e Serie A

Futboll

Ronaldo bllokon kalimin e Pochettino te Real, zgjedh trajnerin e Serie A

Më: 3 qershor 2018 Në ora: 13:28
Ronaldo

Real Madrid është në kërkim të një trajneri pas dorëheqjes së papritur të Zinedine Zidane. I preferuari i Perez është trajneri i Tottenham, Mauricio Pochettino, por që nuk pëlqehet nga Cristiano Ronaldo.

Sipas “Diario Gol”, portugezi i ka thënë presidentit Perez se do të largohet nëse argjentinasi bëhet trajneri i madrilenëve. CR7, në fakt, nuk mendon se Pochettino është në lartësinë e duhur.

Gjithomë sipas “Diario Gol”, Ronaldo shikon trajnerin e Juventus, Massimiliano Allegri, sim ë të përshtatshëm për stolin e “Los Blanca’s”. Itliani ka fituar katër kampionate dhe katër Kupa të Italisë në katër vitet e tij në drejtim të Juventus.

Gjithashtu, ai ka drejtuar bardhezinjtë në dy finale të Champions League, një prej të cilave e ka humbur kundër Real Madrid në 2017-ën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat