Hysaj: Largimi i Sarri-t një lajmi keq për mua

Futboll

Hysaj: Largimi i Sarri-t një lajmi keq për mua

Më: 3 qershor 2018 Në ora: 14:41
Elseid Hysaj

Mbrojtësi i krahut i Napolit Elseid Hysaj ka pranuar se largimi i Maurizio Sarri-t nuk është një lajm i mirë për të, pasi kanë gjashtë vite që punojnë së bashku.

Lojtari i përfaqësueses shqiptare e ka ndjekur Sarri-n nga Empoli në Stadio San Paolo më 2015 për vetëm 5 milionë.

Ai tashmë është bërë një objektiv për shumë klube evropiane dhe ka një klauzolë 50 milionë euro në kontratën  tij, e vlefshme vetëm për klubet jashtë Italisë.

“Largimi i Sarri-t është një lajm i keq për mua, pasi kishim gjashtë vite që punonim së bashku,” shprehet Hysaj për gazetarët.

“Napoli ka bërë një zgjedhje të mirë me Carlo Ancelotti-n, i cili është një trajner i shkëlqyer dhe të gjithë e dinë se sa trofe ka fituar ai.

“Nuk di asgjë rreth së ardhmes sime dhe kam lexuar vetëm ato që kanë thënë gazetat.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat