Salihi mbyll sezonin si golshënues, Neustadt nuk ia del në Play Off

Futboll

Salihi mbyll sezonin si golshënues, Neustadt nuk ia del në Play Off

Më: 4 qershor 2018 Në ora: 06:49
Hamdi Salihi

Hamdi Salihi mbylli një sezon mjaft të suksesshëm në aspektin personal, pasi arriti të shënojë plot 23 gola me skuadrën e Wienner Neustadt.

Gjithsesi nuk mund të thuhet e njëjta gjë për skuadrën e shkodranit, që i shkoi pranë ngjitjes në Bundesligën austriake, por që dështoi në ndeshjet Play Off ndaj St. Polten.

Sfida e parë e luajtur në Neustadt, përfundoi me fitoren e St. Poltenit 0-2, ndërsa në ndeshjen e kthimit, të luajtur sot, rezultati ishte i barabartë 1-1.

Edhe sot, ishte pikërisht Salihi lojtari që dërgoi topin në rrjetë, duke merituar plotësisht “Këpucën e Artë” në Kategorinë e parë austriake.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat