Shaqiri: Kam bërë tifo për Brazilin, ja cila është femra më e bukur ruse dhe lojtari më i mirë

Futboll

Shaqiri: Kam bërë tifo për Brazilin, ja cila është femra më e bukur ruse dhe lojtari më i mirë

Më: 4 qershor 2018 Në ora: 14:11
Xherdan Shaqiri

Futbollisti me origjinë shqiptare, Xherdan Shaqiri në një intervistë për “Blick”, ka folur rreth Botërorit të Rusisë, që do të startojë së shpejti, ku ka treguar informacionet që ka për shtetin rus.

Shaqiri përfaqëson kombëtaren e Zvicrës, dhe ndeshjen e parë në Botëror, skuadra helvetike do ta luaj kundër Brazilit. Futbollisti shqiptar tregon se në finale e 1998 bënte tifo për Brazilin dhe kishte një fanellë të Ronaldos.

“Unë isha një tifoz i madh i Brazilit dhe lojtari i preferuar ishte Ronaldo. Madje, kisha edhe një fanellë të tij, edhe pse nuk ishte origjinale”, tregon Shaqiri.

Zvicra kishte mundur Brazilin më 2013, nën drejtimin e Otmar Hitzfeld, në një ndeshje miqësore në |St.Jakob Park”. “Ishte ndeshje e veçantë. Dani Alves shënoi në portën e tij, ku unë isha pas tij. Ishte një mbrëmje e bukur. Natyrisht është për të ardhur keq që Dani Alves do të mungojë në Kupën e Botës, derisa është e qartë se Nejmar do të jetë”, shton anësori shqiptar.

Ai foli edhe për synimet. “Nuk duam të bëjmë premtime të mëdha. Sigurisht që duam të marrim sa më shumë që është e mundur, kjo është e qartë. Fillimisht duhet të kalojmë grupin. Në grup nuk është vetëm Brazili, por edhe Serbia e Kosta Rika. Qëllimi ynë është që të bëhemi më të mirë. Ne duhet të përmirësojmë paraqitjen krahasuar me vitin 2014, pra duhet të arrijmë në çerekfinale”.

Edhe pse është 26 vjeç, për të do të jetë Botërori i tretë. Herën e parë ishte vetëm 18-vjeçar. “Ishte një befasi për mua, që Otmar Hitzfeld më ofroi në ekip”, nënvizon ish-futbollisti i Bazelit.

Por, çfarë di ai për Rusinë. “Disa informacione kemi marrë dhe disa do të marrim. Dimensione të pabesueshme. 11 zona kohore. Kam luajtur disa herë në Moskë, kam parë shumë pak nga qyteti, por trafiku ishte i tmerrshëm”.

Gruaja më e bukur ruse thotë se është Maria Sharapova, derisa për Putinin nuk dëshiron të flet, pasi nuk preferon politikën, kurse futbollisti më i mirë rus, Andrej Arshavin.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat