Hysajn e kërkon një klub i madh anglez

Futboll

Hysajn e kërkon një klub i madh anglez

Më: 5 qershor 2018 Në ora: 16:30
Hysajn e kërkon një klub i madh anglez

Tottenhami sezonin e fundit vuajti shumë në një pozicion, atë të mbrojtësit të djathtë. Kalimi i Kyle Walker tek Manchester City krijoi një vakum që nuk u plotësua dot as nga Trippier dhe as nga Serge Aurier, për këtë arsye drejtuesit londinez kanë shënjestruar mbrojtësin e kombëtares shqiptare, Elseid Hysajn.

Duke iu referuar mediave britanike shkodrani shihet si një hipotezë mjaft e vlefshme dhe trajneri Mauricio Pochetino ka dhënë “ok” e tij për startin e negociatave. Përfaqësuesi i 24-vjeçarit, Mario Giufreddi gjatë muajit prill ndodhej në Angli për të diskutuar një transferim të mundshëm tek Chelsea ose Liverpooli, megjithatë Tottenhami duket më i interesuar për shërbimet e Hysajt.

Futbollisti i kombëtares kuqezi ka një klauzolë prej 50 milion eurosh në kontratën e tij aktuale me Napolin e cila përfundon në vitin 2021.

Shkarkimi i Maurizzio Sarrit i cili ishte njeriu që e afroi Hysajn tek klubi i kaltër ka bërë që mbrojtësi të vendosë në diskutim të ardhmen e tij tek Napoli dhe Premier League ka qënë gjithnjë një objektiv për shkodranin.

Nëse Sarri emërohet trajner i Chelsea-it atëherë blutë do të kishin avantazh në preferencat e Elseid Hysajt.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat