Real Madrid e zhgënjen Ronaldon, e konfirmon agjenti i tij

Futboll

Real Madrid e zhgënjen Ronaldon, e konfirmon agjenti i tij

Më: 6 qershor 2018 Në ora: 22:19
Cristiano Ronaldo

Sipas shout sportiv televiziv “El Chiringuito” sulmuesi i Real Madridit është i palumtur me qëndrimet e fundit të klubit për të ardhmen e tij

Jorge Mendes, agjenti i Cristiano Ronaldos është takuar sot me përfaqësues të Real Madridit dhe sipas programit televiziv spanjoll “El Chiringuito” me gazetarin Edu Aguirre që ka thënë se takimi e ka lënë portugezin në mendime dhe të palumtur për shkak të qëndrimeve të fundit të klubit.

Aguirre ka thënë se ai nuk mund të jep detale të sakta për takimin, por Ronaldo më të vërtetë “është lënduar” nga ajo që kanë thënë përfaqësuesit e Los Blancos. Gazetari ka thënë se lojtari është “shumë i palumtur” me këto qëndrime edhe pse Ronaldo ishte lojtari kyç që i fitojë tri Liga të Kampionëve. Këto qëndrime vetëm sa do ta largojnë atë nga Real Madridi.

Cristiano tregojë shenja dyshimi për të ardhmen e tij në Real Madrid menjëherë pasi u dha fërshëllima e fundit e finales se Ligës së Kampionëve, duke thënë se “kishte kënaqësinë që luajti për Real Madridin” dhe se ai do të thotë diçka derisa shumica e tifozëve ishin “në anën e tij”.

A do të jetë Ronaldo në Real Madrid vitin e ardhshëm?

Ylli portugez ende nuk ka thënë diçka zyrtare për situatën e tij pas bombës që hodhi në Kiev, edhe pse ka pasur thashetheme se ai ka kërkuar një kontratë marramendëse nga Real Madridi me rritje të madhe rroge. Sulmuesi 33 vjeçar megjithatë ka thënë “shihemi vitin tjetër” para tifozëve të Real Madridit në festën për fitoren e 13’të të Ligës së Kampionëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat