Ky mund të jetë trajneri i Realit!

Futboll

Ky mund të jetë trajneri i Realit!

Më: 7 qershor 2018 Në ora: 19:40
Ilustrim

Jose Maria Gutiérrez Hernández, i njohur si Guti do të jetë trajneri i ri i Real Madrid. E ka konfirmuar presidenti i Murcia, Victor Galvez. “Kam folur me Guti dhe duhej ta takoja të enjten për t’i kërkuar që të drejtojë skuadrën time. Por, për tani nuk është e mundur sepse Florentino Perez duket se ka për qëllim që ta zgjedhje 41-vjeçarin spanjoll si trajnerin e ri të Real Madrid”, tregoi Galvez.

“Nga ajo që kuptova, do të jetë Guti trajneri i ri i Real Madrid dhe nuk do të vijë te Murcia. Guti më telefonoi dhe më falenderoi për interesimin. Fatkeqësi që Zidane nuk e mori vendimin e tij vetëm disa ditë më vonë”, rrëfeu trajneri i Murcia, Victor Galvez. Guti do të zërë vendin e Zizou, që ka udhëhequr Los Blancos që nga 2016 dhe pasi fitoi gjithçka dha dorëheqjen e tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat