Guardiola: Kurrë më në Barcelonë!

Futboll

Guardiola: Kurrë më në Barcelonë!

Më: 10 qershor 2018 Në ora: 11:41
Pep Guardiola

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, ka thënë se nuk do ta drejtojë më kurrë Barcelonën.

Ai ka thënë se ka ndryshuar nga koha kur ishte trajner i Barçës dhe se kjo e fundit ka ndryshuar po ashtu.

“Si trajner, ka marrë fund më Barçën, sepse nuk jam më i njëjti, as ata nuk duken të jenë të njëjtë”, ka thënë Guardiola për TV3.

Ai ka theksuar se në vitin 2008 ka qenë në një moshë fantastike gjatë të cilës e ka pushtuar botën e futbollit me, siç insistoi, lojtarë të jashtëzakonshëm dhe gjeneratë brutale me në krye futbollistin më të mirë në botë, Lionel Messin.

I pyetur nëse do të konkurronte për president, Pep ka thënë: “President? Jo, jam trajner dhe jam i mirë në këtë punë, nuk mund të jesh i mirë në gjithçka. Kur ta përfundoj karrierën si trajner, do të më gjeni duke luajtur golf”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat