Nainggolan pranon të transferohet tek Interi

Futboll

Nainggolan pranon të transferohet tek Interi

Më: 12 qershor 2018 Në ora: 14:30
Nainggolan

Mesfushori belg i ka thënë ‘po’ ofertës së zikaltërve.

Interi tash e sa kohë është vënë pas Radja Nainggolan. Zikaltrit kanë marrë konfirmimin nga belgu, që ndihet i lumtur të bashkohet me trajnerin Luciano Spalletti.

Tani drejtuesve të Interit u mbetet ta bindin Romën për ta shitur futbollistin.

Monchi ka kërkuar 40 milionë euro dhe nuk ka ndërmend të bëjë ulje. Kjo duket një shifër shumë e lartë për Interin, që kish menduar të ofronte 20-25 milionë euro dhe një prej të rinjve Zaniolo dhe Valietti.

Roma kërkon të bëjë rezistencë, por nëse vullneti i futbollistit është për t’u larguar, Inter është në avantazh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat