Ronaldo “injoron” Messin, flet për “Topin e Artë”

Futboll

Ronaldo “injoron” Messin, flet për “Topin e Artë”

Më: 13 qershor 2018 Në ora: 11:25
Ronaldo dhe Messi

Vetëm një ditë na ndan nga nisja e Botërorit Rusi 2018, në prag të tij ka folur ylli portugez Cristiano Ronaldo.

Sulmuesi i Realit të Madridit është ndalur te konkurrenca për “Topin e Artë” këtë vit, e cila me shumë mundësi do të jetë mes tij dhe egjiptianit Mohamed Salah, i cili mori një goditje në finalen e Champions pasi u detyrua të largohej pa lënë gjurmë pas dëmtimit.

Ronaldo është shprehur se Salah mund të fitojë “Topin e Artë”, por vetëm nëse ai do të arrijë të rikuperohet në kohë dhe të lërë gjurmë në Rusi, ku shanset janë të mëdha që të ketë edhe një duel mes Portugalisë dhe Egjiptit në fazën e 1 të 16-tave.

Në fjalën e tij Ronaldo ka anashkaluar edhe Lionel Messin në garë për “Topin e Artë”, duke thënë se nuk është vetëm Messi rival i tij, por ka edhe lojtarë të tjerë.

“Mohamed Salah ka qenë një ndër rivalët e mi këtë vit. Shpresoj se lëndimi i tij në finale në Kiev nuk do ta mbajë atë jashtë Kupës së Botës. Shumë njerëz flasin për betejën mes Cristiano Ronaldos dhe Lionel Messit, por ka lojtarë të tjerë që kanë shanse për të hyrë në garën për Topin e Artë. Salah është një prej tyre”, tha Ronaldo.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat