Agjenti: Hysaj nuk lëviz nga Napoli

Futboll

Agjenti: Hysaj nuk lëviz nga Napoli

Më: 13 qershor 2018 Në ora: 11:40
Elseid Hysaj

Agjenti i mbrojtësit anësor të Napolit Elseid Hysaj insiston se do të qëndrojë te Napoli, edhe nëse Maurizio Sarri do t’i bashkohet Chelsea-t.

Ish-trajneri i Partenopei është akoma në kontratë me klubin italian megjithëse është zëvendësuar me Carlo Ancelotti-n, dhe negociatat duken akoma larg fundit.

“Elseid Hysaj do të qëndrojë te Napoli,” shprehet Mario Giuffredi për Radio Kiss Kiss Napoli.

“Ideja e Chelsea, nëse mbërrin Sarri, nuk duhet të merret shumë në konsideratë.”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat