Austriakët befasojnë për Fadil Vokrrin

Futboll

Austriakët befasojnë për Fadil Vokrrin

Më: 13 qershor 2018 Në ora: 11:51
Austriakët befasojnë për Fadil Vokrrin

Humbja e të madhit, Fadil Vokrri, nuk e ka prekur vetëm opinionin futbollistikë dhe atë të gjerë në Kosovë, por anembanë kontinentit evropian, ku Vokrri ka gëzuar një respekt të madh.

Skuadra austriake, SV Grodig Salzburg, në të cilën aktivizohet edhe futbollisti me prejardhje nga Kosova, Djellon Çunaku, ka nderuar presidentin e FFK-së dhe futbollistin legjendar nga Kosova, Fadil Vokrri, i cili ndërroi jetë mëngjesin e së shtunë, pas një ataku kardiak, shkruan insporti. Para një ndeshje, të gjithë futbollistët e SV Grodig Salzburg, mbajtën në duar fotografinë e Fadil Vokrrit, teksa kanë mbajtur edhe një minutë heshtje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat