Zyrtare: Shkarkohet trajneri i Spanjës - Bota Sot
Zyrtare: Shkarkohet trajneri i Spanjës

Futboll

E enjte, 18 tetor 2018

Zyrtare: Shkarkohet trajneri i Spanjës

Më: 13 qershor 2018 Në ora: 12:16
Julen Lopetegu

Julen Lopetegui dhe presidenti i Federatës së Spanjës, Luis Rubiales kanë mbajtur një konferencë për media nga ora 11:30.

Në këtë konferencë për media u zyrtarizua edhe shkarkimi i Lopetegui nga presidenti i Spanjës, Luis Rubiales.

“Ne e falënderojmë Julen për të gjitha gjërat që ai ka bërë, sepse ai është një nga njerëzit e mëdhenj dhe përgjegjës që jemi në Rusi, por ne jemi të detyruar ta shkarkojmë atë”, ka thënë presidenti i Federatës spanjolle.

Trajneri, Julen Lopetegui dje ka arritur marrëveshje me klubin spanjoll, Real Madrid dhe do të kaloj tek ‘Los Blancos’ pas përfundimit të Kupës së Botës.

Faqja zyrtare e Real Madridit dje rreth orës 17:00 ka zyrtarizuar trajnerin e ri që është pikërisht Lopetegui. Trajneri spanjoll do të nënshkruajë një kontratë tre vjeçare me klubin e Realit.

Spanja ndodhet në grupin B në Kupën e Botës bashkë me Portugalinë, Marokun dhe Iranin.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test