Kombëtarja e Zvicrës, gjatë ditës së djeshme ka zhvilluar seancën e parë stervitore në Rusi, në prag të nisjes së kampionatit botëror.
Për kombëtaren e Zvicrës do të luajnë edhe 4 shqiptar, yjet si: Xherdan Shaqiri, Granit Xhaka, Valon Behrami dhe Blerim Xhemaili.
Por, gjatë seancës së djeshme stërvitore, e gjithë vëmendjen e ka marr futbollisti nga Kosova, Xherdan Shaqiri.
Edhe pse dihet politika që ndjekë Rusia ndaj Kosovës, futbollisti shqiptar nga Kosova ishte shumë i kërkuar nga tifozët e pranishëm në Rusi, të cilët vazhdimisht e kërkonin atë.
"Në afërsi, delegacioni zviceran do të japë trajnim publik në stadiumin Torpedo në mbrëmje. Janë shpërndarë 1500 bileta. Të gjithë gjetën një klient, tribuna është e plotë. Spektatorët duartrokasin bashkëveprimin e suksesshëm midis Blerim Xheamaili dhe Steven Zuber, dhe presin me padurim qëllimin e Mario Gavranoviç në lojën e trajnimit. Fëmijët bërtasin pasi Xherdan Shaqiri shënon në bluzat e tyre dhe ekipi i shpërndan autografe audiencës”, shkruan media zvicerane, bluewin.ch, përcjellë “Bota sot”.