De Gea thotë se dëshiron të fitojë trofe - Bota Sot
De Gea thotë se dëshiron të fitojë trofe

Futboll

De Gea thotë se dëshiron të fitojë trofe

Më: 13 qershor 2018 Në ora: 19:33
David De Gea

David De Gea ka përsëritur se është i lumtur te Manchester Unitedi, mirëpo ka lënë të kuptohet se do të largohet në rast se skuadra e Jose Mourinhos e mbyll sezonin pa trofe.

27-vjeçari ishte shumë pranë kalimit te Real Madridi në vitin 2015, ndërsa ka vazhduar të jetë shënjestër e vazhdueshme e klubit spanjoll.

Edhe gjatë këtij afati kalimtar, mediat spanjolle kanë spekuluar se Florentino Perezi e dëshiron De Gean si zëvendësim afatgjatë të Keylor Navas.

Ai është pyetur sërish për mundësinë e transferimit te Los Blancos gjatë këtij afati kalimtar, mirëpo ka thënë se është i kënaqur në Old Trafford. Megjithatë, ka theksuar se mund të largohet nëse klubi nuk fiton trofe.

“Më 30 gusht dua të jem në shtëpi, i qetë dhe pa menduar për asgjë tjetër pos ekipit tim. Nuk mendoj se Florentino Perezi e ka numrin tim”.

“Nuk e di nëse do të jem portier i Real Madridit, por ajo që e di është se jam shumë i lumtur në Mançester”.

“Unë dua të fitoj tituj, njësoj si çdo lojtar tjetër”, ka deklaruar De Gea për COPE.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
test