Zyrtare: Gimenez ka rinovuar me Atleticon

Futboll

Zyrtare: Gimenez ka rinovuar me Atleticon

Më: 13 qershor 2018 Në ora: 20:27
Jose Gimenez

Atletico Madridi ka njoftuar se ka rinovuar me Jose Gimenez.

Mbrojtësi nga Uruguai do vazhdojë të jetë pjesë e klubit spanjoll deri në fund të viti 2023.

Kjo gjë u prit mirë nga tifozët pasi shumë klube të mëdha evropiane kishin shfaqur interesim së fundmi për shërbimet e 23-vjeçarit.

Një nga skuadrat më serioze ishte Manchester Unitedi i Jose Mourinhos.

Gimenez iu bashkua Atleticos në prillin e 2013 për 900 mijë euro nga skuadra uruguaiane, Danubio.

Në sezonin u paraqit vetëm në 27 ndeshje në të gjitha garat për Atleticon, ku shënoi dy gola.

Gimenez shquhet për lojën në ajër dhe duelet një me një.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat