Zbulohet formacioni i Francës, 3-dhëmbësh i frikshëm në sulm

Botërori 2018

Zbulohet formacioni i Francës, 3-dhëmbësh i frikshëm në sulm

Më: 13 qershor 2018 Në ora: 23:17
Lojtarët e Francës

Duket se Didier Deschamps do të aktivizojë një treshe sulmuese të tmerrshme kundër Australisë. Mbrojtës të Grupit C, bëni kujdes. Janë të shumtë ata që konsiderojnë Francën favorite kryesore për të ngritur trofeun e Kupës së Botës më datë 15 korrik në Rusi. Janë pikërisht blutë e Francës që kanë në përbërje disa prej futbollistëve më të mirë në botë, përfshirë dhe një treshe të frikshme sulmuesish. Bëhet fjalë për yllin e Barcelonës Ousmane Dembele, atë të Atletico Madrid Antoine Griezmann dhe të Paris Saint-Germain Kylian Mbappe, vetëm për të emëruar disa prej tyre.

Dhe nëse raportimet nga media franceze ‘L’Equipe’ janë të sakta, atëherë Deschamps do të aktivizojë pikërisht këtë tredhëmbësh në përballjen e të shtunës kundër Australisë. Veç tyre, raportimet sygjerojnë se në vijën e mesit të fushës si titullarë do të aktivizohen edhe Paul Pogba, N’Golo Kante de Corentin Tolisso, në një repart me tre futbollistë. Në mbrojtjen me katër futbollistë do të rrjeshtohen Benjamin Pavard, Samuel Umtiti, Raphael Varane dhe Lucas Hernández, të cilët do të paraprinë portierin Hugo Lloris. E frikshme, për Australinë të parën, e më pas për Peru e Danimarkë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat