Real vazhdon të insistojë për De Gea

Futboll

Real vazhdon të insistojë për De Gea

Më: 14 qershor 2018 Në ora: 08:33
David de Gea

Skuadra kampione e Europës vazhdon të insistojë për transferimin e gardianit spanjoll, të cilin e ka kërkuar për tre vjet me radhë, por pa sukses.

Zyrtarët e Real Madrid janë të bindur se do të mund ta transferojnë David de Gea për 113 milionë euro, shkruajnë mediat britanike.

Gardiani i Manchester United ka kohë që është në radarin e Të Bardhëve, që synojnë ta transferojnë një portier të nivelit të lartë këtë verë.

Me kontratën që i skadon më 2020, dhe mungesën e bisedimeve për kontratë të re, presidenti Florentino Perez është optimist se do të mund ta blejë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat