“Bomba” nga Spanja

Futboll

“Bomba” nga Spanja

Më: 15 qershor 2018 Në ora: 15:13
Neymar

“Marca” ka raportuar një lajm për faqe të parë këtë ditë. Sipas informacioneve, Nejmar dëshiron të rikthehet në Barcelonë. “ Një person i lidhur me futbollistin brazilian ka kontaktuar ekipin spanjoll duke i ofruar Nejmarin” shkruan gazeta.

Gjithashtu gazeta shton se kjo mundësi duket e largët, por edhe kur Nejmar u largua ai sapo rinovoi kontratën. Objektivi kryesor i Barcelonës këtë verë ishte Griezman, por francezi bëri një hap prapa duke qëndruar në Madrid. Nejmar është objektiv i Realit të Madridit, por disa lojtarë të Barcelonës kanë shprehur pakënaqësinë e tyre rreth këtij lajmi. Duket se do të jetë një verë e nxehtë merkatoje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat