Juventus arrin marrëveshjen me yllin e Botërorit

Futboll

Juventus arrin marrëveshjen me yllin e Botërorit

Më: 15 qershor 2018 Në ora: 16:13
Juventus

Juventus nuk ka humbur kohë dhe është vënë në lëvizje për të siguruar shërbimet e yllit 22-vjeçar të Rusisë, Aleksandr Golovin.

Drejtuesi i bardhezinjve, Beppe Marotta, ka thënë në ditët e kaluara se: “Mundësia për të marrë Golovin është më shumë se një mundësi”.

Tani, “Sky Sport Italia” ka bërë të ditur se kampionët e Serie A kanë arritur marrëveshjen me përfaqësuesit e lojtarit, i cili ka qenë protagonist me dy asiste dhe një gol në fitoren 5-0 të arritur nga Rusia kundër Arabisë Saudite, në ndeshjen hapëse të Kupës së Botës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat