Trajneri dëbon nga kombëtarja sulmuesin e Milanit

Futboll

Trajneri dëbon nga kombëtarja sulmuesin e Milanit

Më: 18 qershor 2018 Në ora: 11:39
Nikola Kaliniç

Sulmuesi Nikola Kaliniç thuhet se u dëbua nga kombëtarja e Kroacisë, që ka luajtur ndeshjen e parë në Botërorin e Rusisë, pasi refuzoi të luajë në fitoren 2-0 të Grupit D, të shtunën, ndaj Nigerisë.

Raportet mediatike nga vendi ballkanas bëjnë me dije se sulmuesi i Milanit ka refuzuar të sillej e luante si zëvendësues.

Media kroate “24sata” ka shkruar të hënën në mëngjes se trajneri i kombëtares, Zlatko Dalic, e ka marrë vendimin pasi Kaliniç, i cili u emërua ndër zëvendësuesit në Kaliningrad, nuk pranoi të hyjë në fazat përmbyllëse të lojës. Duke folur pas ndeshjes, Dalic u kishte thënë gazetarëve se ekipi e kishte përfunduar ndeshjen pa lëndime, por “me një problem”.

Trajneri i Kroacisë pritet ta konfirmojë vendimin më vonë, sot. Federata e Futbollit të Kroacisë nuk e ka konfirmuar dëbimin e lojtarit të Milanit nga skuadra, por pritet që Dalici ta bëjë vetë këtë, kur të flasë për mediat, më vonë, sot.

Lajm tronditës vjen në mes të bisedimeve të dukshme midis Milanit dhe Sevilla, me qëllim që 30-vjeçari të shkojë në klubin e La Liga-s sezonin e ardhshëm. Kuqezinjtë thuhet se po kërkojnë një tarifë prej rreth 20 milionë euro për Kaliniç.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat