Di Francesco vazhdon kontratën me Romën

Futboll

Di Francesco vazhdon kontratën me Romën

Më: 18 qershor 2018 Në ora: 19:35
Eusebio Di Francesco

Trajneri italian do të qëndrojë te Roma edhe për dy vite të tjera.

Pas një sezoni të parë mjaft të suksesshëm, Roma tregon besim për trajnerin Eusebio Di Francesco, të cilit edhe po vazhdon t’ia përforcojë skuadrën për stinorin e ri.

I ardhur në kryeqytetin italian verën e kaluar, Di Francesco kishte një kontratë që përfundonte në qershorin e 2019-ës, por tani verdhekuqtë i besuan edhe për një tjetër sezon, duke e zgjatur atë deri në 2020-ën.

Di Francesco ka drejtuar Romën në 51 takime, ku ka regjistruar 29 fitore, 10 barazime dhe 12 humbje, ndërsa arriti rezultat historik në Ligën e Kampionëve, duke shkuar deri në fazën gjysmëfinale, ku u eliminua nga Liverpooli./KosovaPress/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat