Allegri takohet me krerët e klubit, e njoftojnë për blerjet e reja - Bota Sot
Allegri takohet me krerët e klubit, e njoftojnë për blerjet e reja

Futboll

E martë, 13 nëntor 2018

Allegri takohet me krerët e klubit, e njoftojnë për blerjet e reja

Më: 19 qershor 2018 Në ora: 21:39
Massimiliano Allegri

Massimiliano Allegri është takuar me krerët e klubit në qytetin e Milanos.

Bianconerët tashmë kanë nënshkruar me Mattia Perin këtë verë, por janë afër që ta mbyllin edhe marrëveshjen me Emre Can.

Sot Allegri u pa duke u larguar nga një hotel në Milano dhe Sky shkruan se ishte me krerët duke e diskutuar strategjinë.

Mësohet se është folur për ardhjet e Aleksandr Golovin dhe Joao Cancelo.

Po ashtu flitet se Stefano Sturaro dhe Rolando Mandragora, mund të largohet.

Mësohet se krerët e klubit duan që ta njoftojnë trajnerin për të rejat e afatit kalimtar.

Juventusi do të kryej disa transferime këtë verë, pasi shumë lojtarë janë larguar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test