Djali i Kujtim Shalës, Andisi, ndryshon mjedis, vishet kuq e bardhë

Futboll

Djali i Kujtim Shalës, Andisi, ndryshon mjedis, vishet kuq e bardhë

Nga: Kemajl Goca Më: 20 qershor 2018 Në ora: 11:02
Andis Shala

Në tre vitet e fundit Andis Shala ka qenë lojtari kryesor i skuadrës  SV Babelsberg 03, duke shënuar 64 gola në 106 ndeshje në të gjithat garat. Për sezonin e ri, Andisi largohet nga klubi dhe tani vesh fanellën e FC Rot-Weiß Erfurt. "Ne e falënderojmë Andisin, i cili gjithmonë ka dhënë gjithçka në fushë për klubin tonë", thotë trajneri Almedin Civa.

"E kemi respektuar kërkesën e tij”, - tha Almedin Civa, duke shtuar: “Ne kemi thënë gjithmonë se ne nuk do jemi pengesë në rrugën e një lojtari nëse ka oferta tjera". Sulmuesi 29-vjeçar ka luajtur edhe për Carl Zeiss Jena, te Dinamo BFC dhe Babelsberg 03, pastaj në vitin 2010 me ekipin skocez Dundee United fitoi Kupën e Skocisë. Andis Shala ka nënshkruar një kontratë 2-vjeçare me klubin e ri.

"Ne jemi shumë të kënaqur që Andis Shala do të vesh fanellën kuq e bardhët", ka thënë mes të tjera drejtori sportiv Oliver Bornemann. FC Rot-Weiß Erfurt është në ligën e katërt gjermane dhe synon rikthimin në Bundesliga III. Trajner i kësaj skuadre është Thomas Brdaric.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat