Vjen lajmi i fundit për stadiumin e Prishtinës

Futboll

Vjen lajmi i fundit për stadiumin e Prishtinës

Më: 20 qershor 2018 Në ora: 19:10
Logo e FFK-së

Me një minutë heshtje në nderim të ish-presidentit Fadil Vokrri, ka filluar sot mbledhja e Komitetit Ekzekutiv të FFK-së nën drejtimin e nënpresidentit Agim Ademi. KE theksoi se vdekja e presidentit Vokrri është një humbje e madhe për futbollin e Kosovës dhe jo vetëm. Por, KE mendon se duhet të vazhdohet edhe më me ngulm në realizimin e projekteve dhe objektivave të saj dhe të gjitha atyre projekteve që i kishte synuar ish-presidenti dhe ky Komitet Ekzekutiv, madje duke ndjerë obligim të dyfishtë. Kështu KE sot shqyrtoi gjendjen e përgjithshme në futbollin e Kosovës. Të martën krerët e FFK-së u takuan me zyrtarë dhe inspektorë të UEFA-së, të cilët vizituan stadiumin e Prishtinës ku shfaqen shqetësimet e tyre për rrjedhën e punimeve duke sugjeruar një angazhim më të madh të FFK-së, MKRS dhe punëkryerësit në mënyrë që punimet të përfundojnë sa më parë. KE bisedoi se duhet të vazhdohet me fillimin e implementimit të projekteve të ndërtimit të 12 fushave si dhe Qendrën teknik stërvitore në Obiliq. KE gjithsesi mendon se top prioritet edhe më tutje mbetet rinovimi i stadiumit të Prishtinës si domosdoshmëri për ndeshjet kualifikuese për Ligën e Kombeve të Kombëtares “A”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat