Bayern Munich e njofton Manchester Unitedin me çmimin e Boatengut

Futboll

Bayern Munich e njofton Manchester Unitedin me çmimin e Boatengut

Më: 21 qershor 2018 Në ora: 13:29
Jerome Boateng te Bayern Munich (Getty Images)

Manchester Unitedit i është thënë nga Bayern Munich se Jerome Boateng kushton 50 milion funte (57 milionë euro).

Lajmin e raporton mediumi i afërt me klubin anglez, Manchester Evening News .

Jose Mourinho është në kërkim të një mbrojtësi qendre tash e një kohë dhe është prioritet i klubit.

Mbrojtësi i Tottenhamit, Toby Alderweireld, është i pëlqyeri, por mbetet vetëm si opsion.

Kjo pasi Spurs e vlerësojnë atë 70 milionë funte, shumë e madhe që United nuk duan as ta bisedojnë.

Boateng i Bayern Munich flitet se e ka kërkuar largimin, por klubi për ta shitur kërkon një shumë të majme.

Ai vlerësohet mbi 50 milionë funte, duke rreth 57 milionë euro.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat