Gjatë ditës së sotme, Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi do të vizitojë komunën e Kamenicës.
Me këtë rast, ministri Gashi do të nënshkruajë memorandum me kryetarin e komunës, Qëndron Kastrati, për Stadiumin e Qytetit.
Pas nënshkrimit është e paraparë një konferencë e përbashkët për media, kurse pastaj Gashi do të vizitojë punimet në stadium.