Kinezët drejt largimit, zbulohet familja amerikane që interesohet për Milanin - Bota Sot
Kinezët drejt largimit, zbulohet familja amerikane që interesohet për Milanin

Futboll

E martë, 13 nëntor 2018

Kinezët drejt largimit, zbulohet familja amerikane që interesohet për Milanin

Më: 23 qershor 2018 Në ora: 08:07
Li Yonghong

Vetëm pak orë pasi doli lajmi se kinezi Li Yonghong nuk ka arritur të kompletojë rritjen e kapitalit, dhe se tashmë rrezikon që klubin ta marrë fondi amerikan Elliot, vjen edhe një lajm pozitiv për kuqezinjtë.

Së fundi familja e pasur amerikane, Ricketts ka dalë hapur, duke treguar interesin e saj për një investim të rëndësishëm, bazuar në terma afat gjatë te kuqezinjtë.

Kjo familje është e 66-ta më e pasur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, sipas revistës së njohur Forbes dhe ka në pronësi edhe Chicago Cups, një skuadër e njohur baseball-i.

Gjithsesi ajo që mbetet të pritet, është data 10 korrik, që është njëkohësisht afati i fundit për Li Yonghong, që të paguajë 32 milionë euro dhe më pas do të vendoset se me cilin duhet të negociojë familja Ricketts.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test