Mediaset Premium pretendon se Inter kërkon Davide Zappacosta plus para për të hequr dorë nga Matias Vecino.
Lojtari i përfaqësueses uruguaian dhe mbrojtësi i djathtë kanë të njëjtin agjent, Alessandro Lucci, dhe ai pritet të mbërrijë në Londër javën tjetër.
Nuk do të ishte një shkëmbim, teksa Zikaltrit e vlerësojnë më tepër Vecino-n sesa ish-mbrojtësi i Torinos.
Italiani 26-vjeçar ka vuajtur të përshtatet ë Stamford Bridge që prej transferimit të tij 25 mln euro një vit më parë, duke kontribuar me dy gola dhe dy asiste në 38 ndeshje.
Për sa i përket Vecino-s, ai mbush 27 vjeç në gusht dhe iu bashkua Inter-it nga Fiorentina për 24 mln euro verën e kaluar.
Ai ka shënuar tre gola me tre asiste në 31 ndeshje të Serie A.