Ylli i madh i futbollit ishte i varur nga seksi, por në fushë ishte mbret

Futboll

Ylli i madh i futbollit ishte i varur nga seksi, por në fushë ishte mbret

Më: 25 qershor 2018 Në ora: 13:25
Giuseppe Meazza

Lojtari legjendar italian Giuseppe Meazza do të mbahet mend në histori si një nga futbollistët më të mëdhenj të të gjitha kohërave.

Ai ishte një artist me top, dhe kënaqësia e tij më e madhe ishte të kalonte portierin dhe të shëtitej me top brenda në portë.

Për shkak të sukseseve të arritura karrierë, u nderua me emrin e stadiumit të qytetit në Milano.

Ai hyri në skenën e futbollit si një 17-vjeçar në fanellën e Ambrosiane, siç ishte dikur emri i Interit. Në vitet 1940, nuk luajti një ndeshje të vetme për t'u transferuar te rivali më i madh i klubit të tij në shtëpi vitin e ardhshëm, tek AC Milan. Në sezonin 1942./1943 luajti për Juventusin e Torinos.

Tri herë ishte golashënuesi më i mirë në kampionatin italian dhe aftësitë e tij prej golgeterit i shfaqi edhe në paraqitjet për kombëtaren italiane kur debutoi në vitin 1930 në ndeshjen kundër Zvicrës dhe shënoi dy gola.

Ishte i njohur për nga jeta e tij e bujshme seksuale. Edhe sot flitet se Meazza para ndeshjeve rregullisht vizitonte “zonjat e natës” për të qenë sa më mirë i përgatitur për ndeshje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat