Llapi me aksionar të ri

Futboll

Llapi me aksionar të ri

Më: 25 qershor 2018 Në ora: 14:29
Llapi

Skuadra e Llapit është bërë edhe më një aksionar të ri.

Llapjanët si duket e kanë marrë seriozisht luftën për titull në sezonin e ardhshëm të Superligës së Kosovës në futboll,

Ata kanë afruar në radhët e veta edhe një aksionar të ri i cili është  Ekrem Rrahmani me kompaninë” Monting Energjetika Sh.p.k. Këtë e ka bërë të ditur vetë klubi llapjan nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook.

Ja postimi i plotë i Llapit.

Ekrem Rrahmani është aksionari më i ri i klubit

Podujevë, 25 qershor 2018 - Ekrem Rrahmani dhe kompania e tij "Monting Energjetika Sh.p.k" do përkrahin KF Llapin. Marrëveshja e arritur mes drejtuesve të klubit dhe pronarit Ekrem Rrahmani e bënë atë aksionar në mesin e shumë të tjerëve që do jenë përkrah Llapit në këtë edicion.

I dëshirojmë mirëseardhje Ekremit në klub si dhe i dëshirojmë suksese me kompaninë e tij!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat