Fekir mund të shkojë te Real Madrid

Futboll

Fekir mund të shkojë te Real Madrid

Më: 25 qershor 2018 Në ora: 18:02
Fekir mund të shkojë te Real Madrid

Real Madrid i është bashkuar garës për Nabil Fekir –  pasi presidenti i Lyon ka akuzuar Liverpool se ka zvarritur negociatat.

Fantazisti francez është një nga më të kërkuarit e kësaj vere pas një sezoni fantastik në Ligue 1.

Fakir, ka shënuar 23 gola në të gjitha kompetionet për Lyon sezonin e kaluar dhe pritet të bëhet një nga lojtarët më të mirë evropianë në vitet e ardhshme.

“ishte një moment kur u duk sikur ai do të shkonte te Liverpool, unë kisha dhënë dritë jeshile. Por blerja u zvarrit shumë,” shprehet presidenti i klubit Aulas.

“Ai është një lojtar i jashtëzakonshëm. Fakti që ai nuk nënshkroi me Liverpool i ka hapur derën shumë ekipeve të tjera si si Real Madrid. Po, Real Madrid dhe trajneri i ri.

“Ka shumë interes në kampet e tjera, kështu që gjithçka është e mundur”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat