Arrihet marrëveshja mes klubeve, sulmuesi i Kosovës i bashkohet Lazios

Futboll

Arrihet marrëveshja mes klubeve, sulmuesi i Kosovës i bashkohet Lazios

Më: 26 qershor 2018 Në ora: 08:44
Kombëtarja e Kosovës

Mediat italiane raportojnë se Salzburgu e ka pranuar një ofertë në vlerë 8 milionë euro nga Lazio për sulmuesin e Kosovës, Valon Berishën.

Sulmuesi 25-vjeçari ka pasur oferta edhe nga Newcastle United dhe nga Sampdoria në Serie A javët e fundit.

Por, sipas Sky Italia, Berisha është buzë kalimit në Lazio, pasi klubit nga kryeqyteti italian i është pranuar oferta prej 8 milionë euro.

Lazio tashmë ka arritur edhe marrëveshje në parim me mesfushorin, prandaj e gjitha që mbetet është të zgjidhen detajet e fundit të kontratës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat