Shosholli:‘Bota sot’ ka kontribuar në çdo aspekt

Futboll

Shosholli:‘Bota sot’ ka kontribuar në çdo aspekt

Nga: Kemajl Goca Më: 26 qershor 2018 Në ora: 10:32
Shosholli:‘Bota sot’ ka kontribuar në çdo aspekt

Sportistët e vlerësojnë lartë kontributin dhe rolin e gazetës kombëtare “Bota sot”. Emra të njohur të sportit, si Ajet Shosholli, Mehmet Bogujevci, Halil Sylejmani, Kujtim Shala, Ardian Kozniku, Dijana Ujkiç, Shkëlqim Demhasaj, Jona Dervishi, Agron Kuka e Blerim Krasniqi, thonë njëzëri se ‘Bota sot’  është fuqi e informacioneve dhe e temave të ndryshme në sportin kombëtar dhe atë ndërkombëtar. Trajneri më i suksesshëm shqiptar, Ajet Shosholli, aktualisht kryetar i Shoqatës së Trajnerëve të Futbollit të Kosovës, tha se kënaqet me informacione që i lexon në ‘Bota sot’. “‘Bota sot’ ka kontribuar në çdo aspekt, në të gjitha lëmitë dhe me cilësinë saj, posaçërisht isha fokusuar në lëminë e sportit, që ka dhënë prej lajmeve shumë të rëndësishme sportive në të gjitha degë sportive, posaçërisht në degën e futbollit. Mendoj që ka luajtur rol të rëndësishëm në të gjitha fushat posaçërisht në rrafshin sportiv”, tha Shosholli.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat