Zyrtare, Nainggolan është një lojtar i Inter

Futboll

Zyrtare, Nainggolan është një lojtar i Inter

Më: 26 qershor 2018 Në ora: 13:04
Radja Nainggolan

Radja Nainggolan është zyrtarisht një lojtar i Inter. Belgu ka nënshkruar një kontratë deri në 2022-in me zikaltrit.

Mesfushori është kërkuar me ngulm nga trajneri Luciano Spalletti, i cili ka punuar me të te Roma dhe për të cilin ka thënë: “Tani kemi atë që na mungonte”.

Inter ka siguruar shërbimet e tij për 28 milionë plus dy lojtarë që janë transferuar tek Roma. Në sezonin e kaluar, ai ka luajtur 42 ndeshje në të cilat ka realizuar 6 gola dhe ka dhënë 11 asiste.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat