KF Renova nisi përgatitjet për kampionatin e ri

Futboll

KF Renova nisi përgatitjet për kampionatin e ri

Nga: Shaban Sinani Më: 26 qershor 2018 Në ora: 14:33
KF Renova nisi përgatitjet për kampionatin e ri

Klubi i futbollit Renova nga dita e djeshme edhe zyrtarisht nisi përgatitjet për kampionatin e ri në Ligën e Parë të Maqedonisë. Shefi i ri stafit teknik  Jeton Beqiri njoftoi futbollistët me plan programin e punës për tre fazat  përgatitore. Java e parë e përgatitjeve do të jetë javë e organizimit në të  gjitha aspektet që ka të bëjë me konsulidimin e ekipit. Ndërsa nga  2  korriku ekipi do të jetë i kompletuar me një mas të madhe dhe do të  punohet  me seriozitetin më të lartë.

 “Gjithçka është e  paraparë  sa   i përket ndeshjeve  kontrolluese dhe sa  i përket fazës përgatitore. Nga  data  10  deri më 22 korrik,  do jemi në Ohër, ku kemi parapa edhe  tre ndeshje kontrolluese, pastaj do kemi këtu edhe ndeshje  kontrolluese  para  kampionatit. Gjithashtu dy ndeshje  kemi të planifikuara para udhëtimit në Ohër” deklaroi Jeton Beqiri, trajner i KF Renova

Sa i përket fondit të lojtarëve nga skuadra janë larguar Temelkovi, Cvetanovski, Liridon Iljazi, Mexhit Neziri  dhe Stefan Kostov, ndërsa  drejtuesit e klubit janë duke bërë përpjekje për të sjell disa  futbollist cilësor.

 “Normalisht në mënyrë intensive kryesia e klubit në bashkëpinim me mua jemi duke  biseduar dhe duke  bërë kontakte me futbollist të ndyshëm të cilët  do afrohen te Renova. Gjithashtu bisedohet edhe me futbollist të cilët u ka skaduar kontrata. Me një mas  të madh  shumica e tyre do mbeten  disa  do largohen”.  tha ai

Me ekipin e paraëqë në përgatitje janë të ftuar edhe katër futbollist të ri  nga shkolla e futbollit  si Valon Bilalli, portieri Arijan Iseni, Albion Velija  dhe 15 vjeçari i talentuar Alban Taipi nga i cili pritet shumë.

 “Me  punë dhe  përkushtim shpresoj që të zhvillohem  sa më shumë si lojtarë dhe  të krijoj  ahpat e para si profesionist. Nëse tregoj  punë dhe sukses çdo  gjë është e mundurë ” deklaroi Alban Taipi futbollist i KF Renova.

Duke  pasur  para  sysh  përvojën e  kësaj  skuadra   dhe  duke  u bazuar  në  pretendimet  për  të  sjell përforcime  cilësore  mund të shpresohet se  ekipi  në kampionatin e ri mund  të pretendeon për pjesën e epërme  të tabelës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat