Pastore i bashkohet Romës

Futboll

Pastore i bashkohet Romës

Më: 26 qershor 2018 Në ora: 17:17
Pastore i bashkohet Romës

Tri zyrtarizime në një ditë te Roma. Pas Santon dhe Zaniolos, klubi kryeqytetas ka zyrtarizuar edhe blerjen e futbollistit Javier Pastores nga PSG, duke e gjetur shumë shpejt pasuesin e Radja Nainggolan. 29-vjeçari argjentinas i cili në janar ishte shumë afër transferimit te Interi rikthehet në Itali pas aventurës me Palermon klub ku u bë i njohur si futbollist. Pastore ka firmosur për 5 vitet e ardhshme me Romën deri në vitin 2023 ndërsa kartoni i tij, i ka kushtuar arkave të klubit verdhekuq, 24,7 milionë euro.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat