Drita e rrëzon ekipin nga Andorra në Champions League

Futboll

Drita e rrëzon ekipin nga Andorra në Champions League

Nga: Kemajl Goca Më: 26 qershor 2018 Në ora: 19:40
Pamje nga një ndeshje

Kampioni i Kosovës, Drita nga Gjilani, shënon fitore historike në garat parakualifikuese në Champions League, duke u kualifikuar më tej.  Drita tregoi lojë të madhe dhe pas 120 minutave e mundi me rezultat 2:0 skuadrën nga Andorra, Santa Coloma, në ndeshjen që u luajt në stadiumin në Gjibraltar.  Ndeshja në kohën e rregullt përfundoi baras (0:0), por pas vazhdimeve dy herë nga 15 minuta, Drita u dëshmuan shumë e fortë dhe ngadhënjeu duke iu falënderuar eurogolit të Xhevdet Shabanit në minutën e 99-të dhe Fidan Gërbeshit nga penalltia në atë të 108-tën.  Kjo është fitorja e parë për një ekip të Kosovës në garat kualifikuese evropiane dhe një sukses jashtëzakonshëm, sepse vitin e kaluar Trepça ’89 ishte eliminuar me humbjet (2:1 në Vikingur e 4:1 në Mitrovicë) nga Vikingur i Ishujve Faroe, në kuadër të Champions League dhe Prishtina (me 5:0 në Norrkoping e 1:0 në Mitrovicë) nga Norrkoping i Suedisë, në Europa League. Drita që drejtohet nga kryetrajneri Bekim Isufi bëri sensacion me këtë kualifikim dhe njëherësh treguan se me plotë meritë janë në këtë ngjarje të madhe.

Santa Coloma-Drita     0:2

Gjyqtar: P. McLaughlin P. (Irlanda).

Shënues: Xh. Shabani (99’), Gërbeshi (108’-nga penalltia).

Kartonat e verdhë: San Nicolas, Torres, Lima, Rebes, Noguerol - B. Shabani, Kuka, Limani, Haliti.

Santa Coloma: Casals, San Nicolas, Lima, Ramos, Cistero (Noguerol 83’), Perez, Rebes, Rodriguez (Mercade 86’), Torres, Riera (Sanchez 62’), Buron (Faure 106’).

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat