Abramovic hap arkat, Chelsea transferon dy super-yjet e botërorit

Futboll

Abramovic hap arkat, Chelsea transferon dy super-yjet e botërorit

Më: 29 qershor 2018 Në ora: 21:32
Abramovic

Chelsea thuhet se shpreson t’a transferojë objektivin e Juventusit Aleksandër Golovin dhe portierin Alisson të Romës për trajnerin e zgjedhur Maurizio Sarri.

Sipas ‘The Telegraph’, Chelsea e ka rrëzuar Juventusin nga kreu i garës për Golovin dhe ‘nuk do të frikësohet’ nga cmimi i kërkuar i CSKA Moscow për 30 milionë euro.

Gazeta shpjegon se Blues e krahason atë me mesfushorin e Real Madridit dhe Kroacisë Luka Modric, ndërsa ish-bosi i CSKA Leonid Slutsky janë miq të ngushtë me pronarin Roman Abramovich.

Rruga e Golovinit për ekipin e parë do të lirohet gjithashtu nga shitja e Danny Drinkwater.

Sa i përket Alisson, The Telegraph pretendon se Chelsea janë të gatshëm të shesin Thibaut Courtois tek Real Madrid nëse ata marrin një ofertë prej 56.5 milionë euro.

Nga ana tjetër, kjo do të financonte një sulm drejt Alisson i cili vlerësohet me rreth 80 milionë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat