Arrihet marrëveshja, De Jong do të transferohet te Barcelona

Futboll

Arrihet marrëveshja, De Jong do të transferohet te Barcelona

Më: 30 qershor 2018 Në ora: 09:56
De Jong

Barcelona pritet të jetë aktive në afatin kalimtar të kësaj vere nga 1 korriku.

Kampioni aktual i Spanjës po synon të përforcohet në repartin e mesfushës.

Në stinori i ri do të jetë i gatshëm për lojë braziliani Arthur i blerë nga Gremio.

Ndërkohë e përditshmja katalunase Mundo Deportivo ka dhënë lajmin për një transferim të madh të Barcelonës.

Fjala është për mesfushorin e talentuar holandez Frenkie De Jong.

Ylli i Ajaxit ka shkëlqyer këtë edicion me një gol të shënuar dhe nëntë asistime në 26 ndeshje.

Barcelona ka arritur një marrëveshje me agjentin e futbollistit për transferimin e tij në Camp Nou në verën e vitit 2019.

Në Goldfish Restaurant përjetoni magjinë e ushqimeve të freskëta të detit

Klubi dhe përfaqësuesit e lojtarit kanë nënshkruar një para kontratë që do të thotë se klubet tjera nuk do të mund ta marrin atë.

Në anën tjetër Barça në verën e vitit 2019 do të paguajë te Ajaxi plot 50 milionë euro për prishjen e klauzolës së lojtarit.

21-vjeçari falë paraqitjeve fantastike ka arritur të zë një vend edhe në Kombëtaren A të Holandës. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat