Chelsa vihet pas Donnarumës

Futboll

Chelsa vihet pas Donnarumës

Më: 30 qershor 2018 Në ora: 11:47
Gigio Donnarumma

Gjithmonë, Gigio Donnarumma ndodhet në qendër të dinamikës së merkatos së Milanit.

Edhe sot, si një vit më parë, është ai, që po e bën verën e kuqezinjve më të nxehtë. Telenovela e famshme dhe pranvera e sezonit të kaluar ka çuar në një rinovim të diktuar, më shumë nga presionet psikologjike, sesa vullneti i vërtetë i Donnarumma për të qenë një referencë për të ardhmen e Milanit.

Situata, siç raportohet nga “Il Corriere dello Sport”, nuk ka ndryshuar dhe, nëse është e mundur, është përkeqësuar. Një vit më parë, gjysma e Europës do të kishte bërë çmenduri për të blerë Donnarumma, ndërsa sot kërkesat janë patjetër duke rënë.

Performanca e Gigio sezonin e kaluar, sigurisht jo në përputhje me pritshmëritë, ka zvogëluar gjithashtu apelin e tij. Deri më sot, klubi i vetëm i vërtetë, i interesuar për Donnarumma, duket të jetë Chelsea. “Blues” kanë marrë një “thikë të thatë” nga Roma për Alisson dhe janë të gatshëm t’i ofrojnë Milanit të njëjtën sasi të caktuar parash për portierin brazilian: 60 milionë euro. Me ardhjen e trajnerit Sarri do të lehtësohej marrëveshja.

Milani tashmë është në anën e sigurt me Reina, i cili sigurisht nuk ka ardhur në Milano për të bërë portierin e dytë. Pushimi i Donnarumma është bërë gjithnjë e më i komplikuar për Milanin, por për arsye të ndryshme, shitja e tij është bërë domosdoshmëri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat